Agron Tufa
ORFEU
jezik: albanščina
Prevodi:
nemščina (ORFEU), angleščina (ORPHEUS), francoščina (Orphée), španščina (ORFEO)
ORFEU
jeta jote – burgosur aq mirë,
mbështjellë puthitur e pa drojë
me fletët rrotullame të një qepe
e flijoi, ah, thelbin e vet
me të mshehtat e mbrame –
kur tehu i thikës feksi
ngulmueshëm, duke grirë
zemrën tënde të njomë -
topitur erudicionesh fiktive
lotët e Euridikës në kuzhinë
s'kanë tjetër shkak
pos faktit
që ti je i vetmi ingredient lotsjellës
në sallatën e rëndomtë familjare