Rudolf Marku
ROSAT E EGRA TE BERLINIT
ROSAT E EGRA TE BERLINIT
Ne ujerat me te qeta qe mund te mendosh
Mes parqeve te rregullta,poshte bliresh
Rosat e egra te Berlinit notojne
Si te telekomanduara nga duar femijesh.
Pa asnje joshje me drejt Polit Verior,
Mesuar te ushqehen nga duart e njerzve,
Jane dhjamur,nuk dijne me te fluturojne,
Veç japin shfaqje mirenjohjeje pellgjeve !
Medet , nuk i tremben me grykes se pushkes,
As lehjes se eger te qenve ne muzg,
Dhe vete fluturimi ne formen e V-se
U shfaqet si shkrim i padeshifruar etrusk.
Ne ujerta me te qeta qe mund te mendosh
Mes parqeve te rregullta sa me s’ka,
U duket si muzika me hyjnore ne bote
Tingulli i brireve q’u bien gjahtaret per gjah.