Luljeta Lleshanaku
REALITETE VERTIKALE
REALITETE VERTIKALE
Të vazhduarit, në rastin tim, nuk është zgjedhje por detyrim
qëkur tri breza zgjohen njeherazi brenda meje.
I pari është një fëmijë i plakur; im atë.
Fatin dhe veshjet i zgjedh gjithmone nje numër më të vogël.
E pastaj gjyshi. Në kohën e tij nuk njihej fjala “diagnozë”,
ai thjesht vdiq nga dëshpërimi gjashtë muaj pas së shoqes
E pa humbur kohe, mbi trypat e tyre
komuniteti ndërtoi nje punishte uniformash prej doku.
E stergjyshi. Nese ka ekzistuar nje i tille
une nuk ia di as emrin, ketu kujtesa pëson hiatus,
– prejardhja fshatare e prerë si thonjtë e fortë
e te zverdhur. nga puna ne arë.
Te tre perkulen si një pyll sipër meje
e me diktojne se cfare duhet te bëj
e çfare nuk duhet.
Sapo degjove prej meje nje te tillë “mirëmëngjes”
si e dale prej nje elefanti me putra mbi piano
apo prej shqepjeve te xhaketes se im eti.
Ata nuk po orvaten te ndryshojne ndonje gjë
e as te kundervihen; ndjehen te freskët
ashtu te larë me sapunin e lirë të perkohësisë.
Ata thjesht e riprekin boten permes meje
si me nje palë doreza plastike
për të ruajtur të paprekur shkakun
në vendin e krimit.