Agron Tufa
METAMORFOZIS
Tunden, tringëllijnë vargonjtë
mendimeve të lira;
ylberin po shkërbejnë pallonjtë
me bisht plural plot ngjyra.
Paqe të brishtë kanë luleftonjtë
në këtë stinë bizarre;
tash gurgullojnë të bindur kronjtë
lavde mashtrimtare.
Këpusin gjithandej dafina...
Të gjithë, thurin me dorë
për zhabat tok me trëndafila -
të bujshme, një kurorë!