Lindita Arapi
Tipari tjetër
langue: albanais
traductions:
allemand (Das andere Merkmal)
Tipari tjetër
Vuajtja është forma e shfytyruar
E ovales së ngrohte të fytyrës
Rrëshqanthi zvarritet duke rrudhur syrin e djathtë
E pastaj merr formën e buzës që ikën drejt perëndimit
Vuajtja është asimetria në fytyrat e rregullta
Të shqiptarëve të heshtur, kur i dalloj së largu
E i përshëndes edhe pa i njohur
Në njërin nga qytetet simetrikë të Europës.