Rudolf Marku
NJE DIALOG I PAMUNDUR
NJE DIALOG I PAMUNDUR
Tashme qe kam arrite moshen e babait tim,
Pa asnje ndrojtje, pa asnje kompleks edipian,
E ftoj per nje gote ne klub.Ashte vone,
Ecim rrugeve dhe na pelqen te shohim vajzat e nates,
Nuk ka rendesi nese jane prostitua a te virgjera
E siguroj se çdo gje do mbetet mes nesh,
Asnje fjale nenes ne boten e pertejme.
I themi njeri-tjetrit gjithçka qe nuk i thame;
Shohim hanen,lahemi ne lume,peshkojme,lavderojme,
I thurim hym vdekjes – Vetem Vdekja ka bere te mundur
Qe une te arrije moshen e babait tim.
Kaq shume vite ka pritur ne nje varreze te vetmuar,
Nxitohemi te themi te gjitha gjerat qe kurre s’i thame
E di qe neser ai do jete i ndrojtur para meje,
si para nje njeriu me te madh ne moshe ,
Dhe do kerkoje qe te vdes prape.