Njollë gjaku

Në dhoma të Bardha
Shtruar
Në shilte të bardha
Hyjnë të fisit me qeleshe te Bardha
Ulen.
Fshijnë djersët me shami të Bardha
Pinë
Kafenë e nxehtë në filxhaënë të Bardhë
Urojnë
Nusen veshur me të Bardha
Të trashëgohen
Në ditë të tjera të Bardha

Ngrihen.
Për gosti
Therin delet e Bardha.

© Lindita Arapi
De: Shenjat e dorës
Producción de Audio: Literaturwerkstatt Berlin/Haus für Poesie, 2016