* * * [V jeziku hiša...]

V jeziku hiša, v času sloji stanja,
v koščenem mrazu mehka rokavica,
v očesu zrenje, v olju mirovanja
biserovina, zrak napet od klica.

v spomin, v orehovino vtrt sijaj,
minevanje neznanega v kristalu,
v domačem vonju pokopan smehljaj,
solze odsotnosti, smrt v ogledalu.

tinktura hladnih zvezd, zeleni volk,
v prosojno fiziko zavrtan vid,
kot lesene letnice zgoščeni molk.

pečatna rezba, v pomnjenju odtisi,
v pavjo pahljačo razprostrti svit
na robu, kdo je mrtev, v zrak ulit?

© Niko Grafenauer
De: Štukature
Ljubljana : DZS, 1975
Producción de Audio: Študentska založba

NË DREKË ME PRINDËRIT

Bëj provë edhe një herë:
Tregoj për veten
Ata nuk dëgjojnë
Flasin e flasin
Për dy luftrat botërore
Për sëmundjet
Dietat
Për ca kushërinj ende të gjalle
Që s'duan t'ia dinë për ta
Për pushimet
Që s'mund t'i bëjnë më
Për vdekjen e papritur të një të njohuri më të ri
Për llogari, parrulla, libreza kursimi,
Për politikë
Për korrupsionin e pabesueshëm të ditëve tona
Për zgjedhjet e afërta
Në të cilat sigurisht që s'do shkojnë
Për kohën

* * *

Të ftohtit është i mërzitshëm për ta
E ndjejnë edhe më
Një dëshirë kokëfortë i grryen
Për gjithshka që mjeku ua ndalon:
Mishin e majmur, barishtet
Patatet e fërguara, birrën, verën:
Gjithshka që gëlltisin e nisin në stomak
Gjysmë të përtypur, pa uri e pa etje
Thuajse kot
Vetëm për zakon
Dhe secili për vete.

* * *

E di, as e honepsin fare
Mënyrën si jetoj unë
Thonë se s'kanë ndonjë gjë për të shtuar
Se s'u pëlqen në jetën time të përzihen
Kur ja pastaj lëshojnë një breshërimë pyetjesh.
Njëlloj në ton e në fjalë:
Kur më në fund do të shkosh tek berberi?
Sa do të mbetesh. ende jashtë shtetit?
Duke shkruar, jetës i bën dot ballë?
Po për pensionin ke menduar ndonjëherë?
Por pa pritur përgjigje
Ajo shpërthen me gojën plot:
Po përse i bën gjithë këto pyetje?
Ti e di mirë se af vetëm rrena thotë.

* * *

E ndërsa marr udhë, fshehtaz më zgjat një banknotë
Palosur mixë që tjetri mos ta shohë
Përshëndetemi për udhë
Era na nxjerr lotë
Shtrëngojmë duart
Lëshojmë një puthje në faqe nxitimthi
Ndërkohë
Radioja jep lajmet dhe parashikimet e motit


* * *

I shoh tek largohen
Me hapa të prerë trotuarit me akull
Hedhin një këmbë pastaj këmbën tjetër
Në muret e shtëpive kërkojnë mbështetje
Me lëvizje të kursyera të ankthshme
Thuajse ashtu kot
Vetëm për zakon
Dhe secili për vete

Përktheu: Xhevahir Spahiu