Lindita Arapi
Ujëra të thella
Idioma: albanés
Traducciones:
alemán (Tiefe Wasser), inglés (Deep Waters)
Ujëra të thella
Këtu
Është një urë me harqe të lartë
E përfunduar me mjeshtëri
Si një akuarel i vjetër që ngjyrat
t’i ruan gjithmonë të freskëta.
Përposh thellësive thërret uji
I lëmuar i bukur si një pasqyrë e re
Ku mund të shihem qartë.
E shoh të ngjitet drejt meje
Me epshin përpirës të një panjohuri
Drithërohem
Ti thellësi vdekatare!
Po vij po vij fluturimthi…
Kam pritur këtë ҫast
Të lëkundem në një vals me ajrin,
të fundosem në vorbullat e tua!