Lumi

Duke vështruar përditë
Mëngjeseve e pasditeve
Ditë e natë duke vështruar pa lëvizur
Si e shituar lumin,
Atë lumë
Të fjerë e plot shelgje përreth
Tek rrjedh i qetë
Plotësisht i vetëdijshëm drejt detit që i përket.
Duke vështruar lumin që rrjedh e rrjedh
I pashqetësuar nga asnjë ambicie
Duke dëgjuar pëshpërimin e lehtë të valëve
Që luajnë para këmbëve të mia
Pasionin e pandërprerë të rrjedhjes
Qenia ime fragmentare ndjen fillimin e ri.
Asnjë lumë tjetër nuk do të më marrë me vete.

© Lindita Arapi
From: Shenjat e dorës
Audio production: Literaturwerkstatt Berlin/Haus für Poesie, 2016