Lindita Arapi
Besimi
Language: albanian
Translations:
german (Vertrauen)
Besimi
Ftohet
Vazoja e thyer
vetmi me petale
të shpërhapura në qelqet
që m’u ҫanë në duar.
Sado të qajnë qelqet e plasaritura
Nuk i besoj sinqeritetit të dorës së gjakosur
Heshtja është varr
Nga del e vërteta.
Unë i besoj vetëm vazos së thyer.