Rudolf Marku
MALET
MALET
Mbrame vone,teper vone,
Athere kur nuk pritnja as dhe nje trokitje te vetme
Ne oborr degjova nje rrapullime shurdhuese.
Pa arrogance,por dhe pa ndonje miresjellje
Hyne drejt e ne shtepi.
Malet. Shkunden ne pragun e shtepise deboren,
Ashtu siç shkundim palltot kut hyjme nga jashte
Ne nje dite stuhie.
Te heshtur e te mençur.Pa shkembyer as dhe nje fjale
Me dhane te kuptoja se kishin bere rruge te gjate.
Ca perrenj kercenin nga prehri i tyre,
Kapriçioze dhe njeheresh te ndrojtur,
Ashtu siç jane niperit ne pranine e gjysherve.
Dy-tre ujq i uluriten llampes se dhomes
- konfuzion i natyrshem me hanen - .
Nje ortek m’u afrua per ta perdore si nenkrejse,
Ndersa kaprojt filluan te ndjekin ne TV
Lajmet ma te fundit me te vraret dhe bursen.
Ne mengjez heret, si te thuash, me gjelat e pare,
Iken.Pa thene lamtumire,madje pa kthyer koken pas.
Kur femijet u kthyen nga shkolla,
I pashe nga dritarja tek luanin per here te pare me gure,
Tek perpiqeshin te benin ca mure te shtrember qe gjithsesi nuk rrezoheshin.